Shfaqi simptomat tipike, rezulton sërish negativ për koronavirusin kreu i Mbrojtes Civile në Itali

schedule11:34 - 26 March, 2020

schedule11:34 - 26 March, 2020

Shefi i Mbrojtes Civile në Itali Angelo Borrelli ka rezultuar sërish ngetiv ndaj koronavirusit. Lajmin e bën të ditur vetë Departamenti të cilin ai drejton. Të mërkurën, konferenca e përditshme që mbahet nga Borrelli u anulua pasi dyshohej se ky i fundit mund të ishte infektuar me koronavirus.

Dyshimet lindën pasi Angelo nisi të shfaqte simptoma tipike të virusit. Si duket, Shefi i Mbrojtes Civile ka bërë një test disa ditë më parë dhe ka rezultuar negativ për koronavirusin. Pasi janë shfaqur simptomat ditën e mërkurë ai iu nënshtrua një tjetër testi i cili sërish doli negativ.

Borrelli është shprehur:

“Vazhdoj të kem temperaturë, por kam në plan që të kthehem në departament sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Kreu i Mbrojtjes Civile ndodhet në shtëpi me simptoma gripi që nga dita e djeshme. /abcnews.al/