Shfaqen simptoma pas ndeshjes, dy lojtarë pozitivë me Covid-19 te Bullgaria

schedule09:58 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 9 Shtator, 2020

Raste të reja me koronavirus në ekipet kombëtare. Bullgaria u mposht 1-0 jashtë fushe kundër Uellsit, që siguroi tre pikët falë golit të Neco Williams në minutën e katërt shtesë.

Lojtarët bullgarë i janë nënshtruar tamponëve dhe përgjigjet kanë rezultuar pozitive për dy futbollistë. Spas Delev dhe Peter Zanev janë lojtarët e infektuar me Covid-19.

Të dy futbollistët kanë shfaqur disa simptoma dhe testet i kanë nxjerrë pozitivë, teksa kanë nisur menjëherë karantinën. /abcnews.al