Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri i të rinjve, dy të arrestuar/ Shkodër, procedohen të lirë dhe 5 adoleshentë të përfshirë

schedule09:31 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 09:31 - 13 Dhjetor, 2025

Policia e Shkodrës vuri në pranga  Klevin  Thepi   dhe Doronesto Kullën  dhe  procedoi penalisht  pesë të mitur,  katër   17-vjeçarë dhe një 16 vjeçar.  Shkak u bë konflikti  që përfundoi me plagosjen me thikë të dy 17-vjeçarëve   dhe lëndimin e një personi tjetër  me sende të forta në lagjen “Kongresi I Përmetit”  një ditë më parë.

Një prej  17-vjeçarëve  gjatë kontrollit  fizik policia thotë se i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, e cila  iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Adoleshentët u përfshinë në një sherr masiv paraditen e të premtes  pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka” në  Shkodër  në një kohë kur  ata duhet të ishin në mësim.



Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se sherri ka nisur fillimisht me përplasje të dhunshme fizike  e më pas është përshkallëzuar me përdorimin e thikës.

Dy vëllezërit  e plagosur u  transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se adoleshentët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe bashkë me prokurorinë po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

Kjo ngjarje në Shkodër vjen pak  ditë pas  ngjarjes  së rëndë  në Durrës ku një 15 vjeçar  humbi jetën pas goditjes me thikë  nga  një bashkëmoshatar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!