Sherri Budina-Vasili, regjisori merret në pyetje

schedule16:58 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 16:58 - 23 Dhjetor, 2019

Regjisori Edmond Budina merret në pyetje në polici pas denoncimit të Laert Vasilit për ushtrim dhune ndaj tij. Budina i tha ABC News se nuk ka pasur dhunë ndaj aktorit, është pse ai për herë të dytë gris posterat para teatrit.

Laert Vasili është shprehur në rrjetet sociale se është sulmuar me thonj në grykë dhe ka kërkuar ndihmë në spital.

Laert Vasili  siç shihet edhe nga video ka grisur posterin dhe simboliken e  protestës , mbishkrimin në hyrje të teatrit “ Mbro Teatrin”  në orën 2 të mëngjesit të së dielës.

Ndërkohë që aktori dhe regjisori Laert Vasili, publikoi më herët një video,  dhe një status  ku akuzon  Robert Budinën për ushtrim dhune.

Robert  Budina  është thirrur  në komisariatin nr 1 në Tiranë  për  të dëshmuar  pas kallëzimit penal të Laert Vasilit me pretendimin se  Budina  ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Regjisori thotë se ky nuk është provokimi i parë  i Laert Vasilit ndaj aleancës, pasi edhe me date 20  dhjetor në orët e para të mëngjesit, ka grisur posterat.

Ndaj sipas Budinës, Aleanca e ka shpërfillur, pasi kauza e teatrit është kauza e mijëra qytetarëve dhe intelektualëve dhe nuk mund të sfumohet nga një individ si Laert Vasili, apo rasteve sporadike të provokimit.

Nga ana tjetër Budina, kur flet për  Laert Vasilin i drejtohet me ai, për disa arsye.

Me grisjen e posterave para teatrit ai është rreshtuar në krahun e gabuar të një artisti, thekson Budina, duke perifrazuar etiketimet e Vasilit, për alencën.

Prej 18 muajsh aleanca për mbrojtjen e teatrit  jo vetëm e mbron godinën nga projekti i shembjes, por  prej muajit shtator, kanë realizuar mbi 50 projekte artistike./abcnews.al