Një klient i pakënaqur në Itali është ankuar në polici, pasi kamerieret e një lokali i servirën kafe ekspres 2 euro.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një lokalet e famshme të Toskanës në Itali.
Burri u ankua në polici për faktin se çmimi i kafes nuk shkruhej në menynë pas banakut të lokalit, ashtu sikur se është e përcaktuar me ligj.
“Ditta Artigianale”, lokali i njohur në zemër të Toskanës
Si pasojë e denoncimit të klientit, policia italiane gjobiti pronarin e lokalit me 1000 euro për mos vendosjen e çmimit në menynë pas banakut.
Nga ana e tij, pronari i lokalit “Ditta Artigianale”, Francesco Sanapo, ka nxituar të arsyetojë çmimin e lartë të kafes, duke thënë se kafja vjen nga një plantacion i vogël në Meksikë dhe “përgatitet me shumë kujdes”.
Ai tha gjithashtu se çmimi i kafesë shfaqet në menynë digjitale të lokalit./abcnews.al/