Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr në një lokal në Divjakë, një i arrestuar dhe tre të tjerë në kërkim

schedule14:42 - 13 Gusht, 2024

schedule 14:42 - 13 Gusht, 2024

Një 34 vjeçar është arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konflikti në Divjakë. Sipas policisë, ata janë konfliktuar me tre persona të tjerë në një lokal.

“Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. T., 34 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasit F. T., 38 vjeç, R. H., 33 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me 3 shtetas në një lokal në Divjakë. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”, njofton policia./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!