Sherr në një burg grek, shqiptari plagos rëndë dy persona

schedule13:04 - 16 Mars, 2023

schedule 13:04 - 16 Mars, 2023

Një sherr mes 3 personave ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi. Sipas informacioneve, një 48-vjeçar shqiptar ka plagosur një 28-vjeçar algjerian dhe një 29-vjeçar palestinez, sipas mediave greke.

Ngjarja ndodhi për arsye ende të panjohuranë orën 08:15 të mëngjesit të së martës, mes qelive 15 dhe 19. 48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg prej 34 vjet e 6 muaj për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe pjesë e një grupi kriminal, plagosi me sende të mprehta dy personat që u transferuan në spitalin e Lamisë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, algjeriani i plagosur, i cili vuan dënimin me 10 vjet është kthyer në burg në orën 16:40, ndërsa palestinezi, i cili vuan dënim 15 vjet e 10 muaj ndodhet ende në spital.

/abcnews.al