Sherr mes dy vëllezërve në Fier, arrestohen të dy nga policia

schedule09:03 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:03 - 26 Nëntor, 2020

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Fier. Sipas bluve në pranga kanë rënë J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç.

Siç bën të ditur policia dy vëllezërit janë arrestuar pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton policia.