Sherr me nigerianët, shqiptari përfundon në spital (video)

schedule20:36 - 15 Tetor, 2018

schedule 20:36 - 15 Tetor, 2018

Një sherr mes një grupi nigerianësh dhe shqiptarësh ka përfunduar më njërin prej këtyre të fundit në spital. Ngjarja ka ndodhur në një nga parqet më të mëdha të Firenzes në Itali.

Sipas mediave, gjithçka ka nisur kur tre prej djemve nigerianë sulmuan një të ri shqiptar duke e akuzuar se kishte vjedhur një biçikletë të tyre. Në ndihmë të këtij të fundit erdhën 5 bashkëatdhetarë të tjerë.

Por ngjarja përshkallëzoi rreth orës tre të së dielës dhe grupi i shqiptarëve u sulmua me shkopinj e gurë nga rreth 30 nigerianë të tjerë. Këta të fundit vazhdonin e i ndiqnin ndërsa të rinjtë përpiqeshin të largoheshin.

Për pasojë, një prej shqiptarëve, 21 vjeç, u plagos pasi u qëllua në kokë me shkop dhe gurë. Ai është në spital jashtë prej rrezikut për jetën. Mediat italiane shkruajnë se 6 të rinjtë shqiptarë ishin të moshës nga 18 deri në 21 vjeç, por nuk i japin identitetet e tyre.

Ndërkohë gjithë ngjarja ka shkaktuar reagim në shoqëri, pasi skenat e dhunës ndodhën në një vend ku frekuentohet nga familjarët dhe fëmijët./abcnews.al