Sherr masiv në Durrës për xhamin e makinës, 23-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin, përfshihen edhe 2 të tjerë

schedule12:59 - 15 Gusht, 2022

schedule 12:59 - 15 Gusht, 2022

Durrës – 2 persona janë vënë në prangat e policisë, ndërsa 2 të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia e Durrësit njofton se arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P.

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta.

Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/