Shërbimi i ORL në “Salus”, mjekët dhe aparaturat mundësojnë diagnozë të saktë

schedule17:58 - 10 Maj, 2018

schedule 17:58 - 10 Maj, 2018

Pacientët që kanë probleme me veshët dhe me hundët mund të gjejnë një trajtim efektiv në spitalin “Salus” në Tiranë. Mjekët me përvojë në Itali përmes aparaturave moderne mundësojnë vendosjen e një diagnoze të saktë dhe një trajtimi rezultativ.

Doktor Francesko Oriolo me një përvojë të gjatë në fushën e Otorinolaringologjisë në spitalet italiane po ofron shërbimin e tij edhe në spitalin “Salus” në Tiranë.

Pas pesë vitesh eksperience pune në këtë spital, doktor Oriolo do të mbajë pozicionin e mjekut kryesor në pavionin e ORL në “Salus”.

“Kam një eksperiencë të mirë kirurgjikale sidomos në sektorin e hundës dhe veshit. Këtu kam bërë një sërë ndërhyrjesh kryesisht në këto dy sektore. Përdorim teknika avangarde, të gjitha teknikat endoskopike”.

Doktor Oriolo shpjegon problemet më të shpeshta të veshit tek pacientët shqiptarë për të cilat thotë se trajtohen me efektivitet në “Salus”.

“Otitet kronike jane rezultat i trajtimeve mjekësore të mëparshme jo shumë të kujdesshme dhe me lezione funksionale kryesisht, por edhe me te renda si ato kolesteomatoze.  Keto te fundit kane tendencë të dëmtojnë indet përreth tij duke dhënë komplikacione deri në vdekje.  Kjo është një patologji që ne këtu në Salus e trajtojmë në mënyrë shumë të kujdesshme.

Otiti kronik parashikon një kohë kurimi, fillimisht hiqet sëmundja.  Me teknikat e reja ne kemi mundësinë t’i rindërtojmë veshin dhe në një përqindje të madhe rastesh t’i kthejmë edhe dëgjimin.

Pastaj është patologjia e Stafa-s e ashtuquajtura sëmundje otosklerotike e cila është një sëmundje gjenetike që sjell bllokimin funksional të zinxhirit të transmetimit të veshit të mesëm. Kirurgjia në këto raste arrin të ketë rezultate të mëdha, deri në 90-95% të rikuperimit të veshit.”

Sa i përket problemeve të hundës, në “Salus” kryhen korrigjimet si nga ana estetike dhe nga ajo funksionale.

“Hunda estetike për të dalë mirë duhet korrigjuar edhe nga pikëpamja funksionale.  Nëse duam të kemi rezultate të mira ky është një koncept shumë i rëndësishëm.  Një hundë që funksionon mirë mund të kthehet në një hundë që nuk funksionon pas një ndërhyrjeje estetike nëse nuk njihet mirë kjo problematikë”.

Falë ndihmës së aparaturave të fjalës së fundit dhe stafit mjekësor të specializuar pacientët në spitalin “Salus” mund të marrin një trajtim të plotë shëndetësor që nga diagnostikimi, trajtimi terapeutik dhe kirurgjikal, hospitalizmin si dhe ndjekja pas operacionit. /abcnews.al