Shënohet viktima e 5 në Kosovë nga COVID-19

schedule07:10 - 8 Prill, 2020

schedule 07:10 - 8 Prill, 2020

Një 56-vjeçar ka humbur jetën, duke e çuar në pesë numrin e vitkimave nga COVID-19, në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se bëhet fjalë për një person i cili kishte sëmundje shoqëruese.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!