Shënohet viktima e 46-të, ndërron jetë nga koronavirusi 65 vjeçari tek “Infektivi”

schedule17:35 - 23 Qershor, 2020

schedule 17:35 - 23 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot ka ndërruar jetë një tjetër pacient me COVID 19.

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.

65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.

65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19./abcnews.al