Shënohen shkeljet e para të rregullave zgjedhore në Kosovë

schedule15:30 - 3 Tetor, 2019

schedule 15:30 - 3 Tetor, 2019

Të dielën e 6 tetorit në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë partitë politike në vend kanë rritur ndjeshëm numrin e aktiviteteve duke shënuar dhe shkeljet e para të rregullave zgjedhore.

Ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore. Me tu afruar data e zgjedhjeve janë shtuar aktivitetet zgjedhore të partive politike ndërsa gjuha e tyre është ashpërsuar.

As kjo fushatë nuk ka kaluar pa shelje të rregullave zgjedhore. Deri më tash PaneliZgjedhor  për Ankesa dhe Prashtresa ka shqiptuar dënime  për partitë politike që nuk kanë respektuar këto rregulla.

Shuma e përgjithshme e këtyre dënimeve është 150 mijë euro.

Deri më tani janë gjobitur kryesisht partitë e mëdha, siç janë PDK 59.200 euro, LDK me 32,700 euro, Koalicioni AAK –PSD 28.800.

Në këtë fushata janë paraqitur 104 ankesa.

Prej tyre deri më tash janë shqyrtuar 67, prej të cilave 20   janë cilësuar si të pa bazuara.  40 ankesa ende janë duke u shqyrtuar.

Ndërkohë Prokuroria  Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet ndaj ish deputeti Ramiz Kelmendi pasi deklaratave të tij se ka kërkuar votat për një subject të caktuar politik nga të punësuarit në kompaninë e tij.

Sipas prokurorisë rasti është iniciuar rastin lidhur me veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Ndërsa në Gjilan policia ka arrestuar dy persona pasi të njëjtin kërcënonin qytetarët serb duke ua kërkuar votën për listën serbe.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen këtë të dielë. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!