Për të tretën ditë radhazi SHBA ka regjistrastruar mbi 3,000 viktima nga Covid-19.
Situata e pandemisë vijon të mbetet shqetësuese.
Sipas Reuters SHBA ka arritur një rekord me 239,903 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 17 milion raste, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 311,000 viktima.
Gjithashtu në 20 ditët e fundit në spitale është regjistruar një rekord i ri shtrimesh, me 114,000 pacientë që u raportuan ditën e enjte.
/abcnews.al/



