Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në Elbasan, të infektuarit janë vëllezër

schedule07:12 - 26 March, 2020

schedule07:12 - 26 March, 2020

Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Elbasan.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në Elbasan janë shënuar dy personat e konfirmuar me COVID-19 janë vëllezër, duke e çuar numrin e të prekurve në 148 në total.

Dy të infektuarit janë vëllezër, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç, të cilët aktualisht janë karantinuar në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të infektuarit janë djemtë e pacientit 62 vjeçar, që rezultoi me COVID-19 ditën e djeshme.