Shënohen 2 viktima dhe 8 raste të reja me Covid në 24 orë në Kosovë

schedule15:19 - 8 Korrik, 2021

schedule 15:19 - 8 Korrik, 2021

Dy persona kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u realizuan 1, 721 teste prej të cilave rezultuan pozitivë 8 persona.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 7 pacientë me koronavirus janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105,412 të shëruar.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 2,264 persona kanë vdekur./abcnews.al/