Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar shifra të larta të infeksioneve me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore bënë me dije se, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, në SHBA janë shënuar 100,000 raste të reja me virus.
Infeksionet po rriten dita-ditës, ndërsa shumë vende kanë masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapje së koronavirusit.
Ndërkohë spitalet në Arkansas po përballen me mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor, ndërsa vijojnë të përballen me shtim të pacientëve të infektuar.
/abcnews.al/



