Shëngjin, Nikolla: Plazhi i duhur për të apasionuarit pas sporteve

schedule15:40 - 27 Maj, 2018

schedule 15:40 - 27 Maj, 2018

Teksa temperaturat e larta kanë nisur dhe sezoni turistik ka hapur dyert për të mirëpritur turistët, Shëngjini këtë vit do të ketë aktivitete të shumta sportive dhe kulturore për të gjitha grupmoshat. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Kush është i apasionuar pas sporteve, duhet të shkojë në Shëngjin. Këtë këshillë e jep ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Lindita Nikolla: “Mua më keni në krah, do të pushoj këtu në Shëngjin këtë verë por edhe vera të tjera, por më tepër si pushuese kam detyrën të jem një krah i fortë për të gjithë ju për të mundësuar për pushuesit një vit shumë cilësor turistik, jo vetëm duke shijuar bukuritë e detit dhe natyrës së Shëngjinit, por besoj me aktivitete të pasura kulturore dhe sportive”.

Këtë fundjavë të rinjt e Qarkut të Lezhës rigjallëruan jetën sportive në Shëngjin duke zhvilluar lojëra ujore, si gara me varka druri me lopata dhe vela, gara me kanoe, not dhe waterpool. Por nuk munguan as sportete pranë bregut të detit si volejboll dhe Yoga.

Lindita Nikolla: “Pak sport waterpool, kanoe, varkat me vela, diku Yoga, diku BeachVoley dhe mbi të gjitha vrojtuesit e plazhit janë në kontroll të të gjithë pushuesve. Kjo të jetë një ogur i mirë për sezonin e plazhit, urojmë të gjitha zonat e plazhit të zhvillojnë aktivitete sportive pasi pushimet janë më kreative dhe më të realaksuara për çdokënd”.

Aktivitetet rinore në Shëngjin do të jenë një risi për të mirëpritur të gjitha turistës të cilët në këtë sezon turistik pritet të jenë të shumtë. Ndaj institucionet përgjegjëse dhe njësitë akomoduese kanë marrë të gjitha masat për flukset gjithnjë e në rritje që po i drejtohen këtij bregdeti ranor dhe të pastër./abcnews.al