Shëngjin, grabitet këmbimi valutor dhe një biznes nga persona të maskuar

schedule10:25 - 23 Qershor, 2018

schedule 10:25 - 23 Qershor, 2018

Rreth 5 milionë lekë të vjetra janë grabitur gjatë natës në një pikë të transferimit të parave në Shëngjin. Autorët ishin 5 persona të maskuar dhe policia është vënë në kërkim te tyre.

Pesë persona me maska dhe leva në dorë hynë gjatë natës për të grabitur një biznes në Shëngjin,

Nga pika e transferimit të parave arritën të merrnin vetëm 5 milionë lekë të vjetra.

Makinën e kishin lënë në një distancë të madhe nga vendi ku do të kryenin vjedhjen.

Kjo për të shmangur ndonjë filmim nga kamerat e sigurisë.

Plani i tyre nuk ishte vetëm një grabitje. Hajdutët tentuan të vidhnin edhe një exchange dhe një pike shitjesh të lëndëve të ndërtimit.

Por rënia sinjalit të alarmit i detyroi të largosheshin me shpejtësi.

Forca të shumta policia po monitorojnë zonën dhe kanë ngritur postoblloqe në disa pika.

Ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Por identifikimi i autorëve duket i vështirë, pasi ata janë kujdesur që të mos lënë gjurmë./abcnews.al