Shembull që të lë pa fjalë, e moshuara nga Gjirokastra dhuron pensionin e saj për të dëmtuarit nga tërmeti

schedule15:24 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 15:24 - 2 Dhjetor, 2019

Një e moshuar nga Gjirokastra ka marrë një vendim shumë emocionues. Ajo ka vendosur që pensionin  e saj të vogël që nuk i del as për vetë, tja dhurojë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Kjo është Xhevaire Xhiku nga Gjirokastra. Ajo është tronditur nga dëmet që solli tërmeti në disa zona të vendit dhe ka marrë një vendim që të emocionion. E moshuara do të dhurojë pensioni e një muaji për nevojtarët.

“U trondit i gjithë vendi, u trondit e gjithë bota jo ne që i kemi motrat dhe vëllezërit tanë. Me ato mumdësi që kemi, një pension timim këtë muaj nuk e doja, vetëm pensionin e  burrit, aq mundësi sa kisha dhe më shumë do kountriboja’, shprehet ajo.

Ky është një gjest shumë simbolik, por tregon shumë. Kur dihet që vlerat e pensioneve janë shumë qesharake zonja Xhiku vendosi ta dhurojë dhe vetë do ushqehet më pak./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!