Shembet shtëpia dykatëshe, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur në Turqi

schedule11:38 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:38 - 2 Shkurt, 2024

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie dykatëshe, 2 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë lënduar. Në vendngjarje u nisën AFAD (Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), zjarrfikësja, xhandarmëria dhe ekipet mjekësore.

Serdar (38-vjeç), Fatma (38-vjeçe), Ahmet (15-vjeç), Ayça (12-vjeçe), Açelya Urak (8-vjeçe), Dilber (34-vjeç), Adem Arda (13-vjeç) dhe Emre Tuna Bozkurt (10-vjeç) arritën të nxirrnin të gjallë 8 prej tyre.

Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, ekipet zbuluan nën rrënoja trupin e pajetë të Serap Urak (49-vjeç), Cemile Arıkan (56- vjeçe). Gjendja e personave të tjerë të lënduar raportohet të jetë e qëndrueshme.

Sipas informacioneve, Cemile Arıkan jetonte e vetme në shtëpinë në Kahramanmaraş, e cila u raportua se kishte pësuar dëmtime gjatë tërmeteve të 6 shkurtit.

Fëmijët dhe nipërit e saj thuhet se kishin ardhur për vizitë atë mbrëmje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!