Sheikët zgjedhin pasuesin e Mbappe, sa shumë emra në merkaton e PSG

schedule12:36 - 9 Maj, 2021

schedule 12:36 - 9 Maj, 2021

Ditën e djeshme PSG ndau me tifozët lajmin e madh të rinovimit me Naymar, teksa e gjithë vëmendja tashmë shkon në çështjen e rinovimit me Kylian Mbappe, që duket pastër më i pavendosur se Neymar.

Prioriteti kryesor është rinovimi me francezin, por PSG ka nja plan B në rast se ky operacion dështon. Pronarët sheikë të klubit mësohet se kanë zgjedhur Mohamed Salah për të zëvendësuar Mbappe.

Egjiptiani flitet prej kohësh për largim nga Liverpool dhe duket se ka ardhur momenti i duhur, teksa ky është shansi i fundit për Liveprool, për ta shitur Salah me çmim të mirë sepse kontrata i skadon në verën e vitit 2023.

 

Nga ana tjetër, pa lidhje me operacionin re rinovimit të Mbappe, drejtori Leonardo po shqyrton me kujdes situatën e Lionel Messit. Ndërkohë PSG ka nisur kontaktet e para me Rennes për Camavinga. /abcnews.al