Shehi: Mposhtëm rivalin më të fortë! Titulli? Nuk e kemi ne në dorë

schedule22:51 - 11 Korrik, 2020

schedule 22:51 - 11 Korrik, 2020

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli menjëherë për Supersport pas fitore 3-0 të ekipit të tij kundër Teutës. Në fjalën e tij, numri një i klubit verilindor tha: “Vazhduam aty ku e lamë. Titulli? Nuk është në dorën tonë. Luajtëm ndaj kundërshtarit më të mirë të momentit. Kur je në garë me kundërshtarin, stafi dhe ne jemi para televizorit. Kjo ishte puna, duhej ta vlerësonim ndeshjen tonë. E kemi ndjekur kundërsharin, por duhet të bëjmë punën tonë.

Cooper po shfaqet mirë. E penalizoi pak panedmia, sepse u mbyll në shtëpi si të gjithë ne. Po merr besimin e të gjithëve. Po e ndihmon edhe skuadra. Është i ri, premtues. Po bën shumë mirë në momentin kur i jepet mundësia.

Kampionati nuk është në dorën tonë. Shpresojmë që kundërsthari të gabojë. Për dy javë jemi në 4 pikë. Nuk di të them me përqindje sa kemi shanse. Duam të fitojmë ndeshjet 100%. Ekipi po vjen në mënyrë kompetitive. 5 gola ndaj dy kundërshtarëve është vërtet shumë.

Ka shumë vlerë sot, sepse është një fitore. Situata psikologjikem, duhet të mendojmë për dneshjen e radhës. Na mban pranë objektiva. Por mendoj për të mërkurën, sepse është një tablo tjetër.

Musolli s’është fare në listë te penalltitë. Meqë kishte mirëkuptimin tim dhe të lojtarëve, gjuajti. Nuk e merr guximin herë tjetër. Edhe ne u munduam të ruanim energjitë, sespe kemi ndeshjen të mërkurën. Prandaj duhet t’i bënim shpejt zëvendësimet dhe të menaxhonim lojën. Nuk është situatë normale të luash çdo 3 ditë me këtë vapë dhe pas një mungese të gjatë.

Para pak ditësh luajtëm me Teutën. Na vendos në presion lart, e ndërtuam formacionin në bazë të kundërshtarit. Abazaj luan djathtas, e kaluam me Tiranën dhe sot në krahun tjetër. Nuk jam i kënaqur për kartonin e kuq. Kemi 3 qendërmbrojtës. Mbase kur rivali ka 2 kartona të kuq, e humbet përqëndrimin. Nuk jam shumë i kënaqur që do të na mungojë qendërmbrojtësi për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Shehi./abcnews.al