Shehi: Humbja mbetet humbje, po provojmë lojtarë të rinj, po vazhdojmë me rinovimet

schedule19:40 - 21 Maj, 2022

schedule 19:40 - 21 Maj, 2022

Tirana nuk ia arriti të mposhte Dinamon në derbi, me skuadrën kampione që u mposht me shifrat 2-1 në “Selman Stërmasi”.

Pas kësaj humbje, trajneri Orges Shehi theksoi se tashmë të tijtë po bëjnë pak improvizim për ta parë dinamika të reja, ndërsa shtoi se Toli është pjesë e Tiranës dhe se mbetet për të rinovuar kontratën e Toshevskit

A është humbja që djeg më pak? “Humbja, humbje mbetet. Por, skuadra sot bëri mirë edhe statistikat ishin në anën tonë. Skuadra prodhoi lojë dhe tentoi të fitoi ndeshjen, por kishte më pak përqendrim sidomos kur pësuam golin e dytë”.

Prisnit përgjigje nga lojtarët? “Të gjithë lojtarët janë pjesë e jona edhe ata që kanë luajtur më pak, kemi bërë një mënyrë që të shpërndajmë pak pushime për disa lojtarë. Provuam edhe një modul të ri që bëmë mirë dhe jemi te faza e improvizimit dhe duam të provojmë diçka të re pasi dihet që Hoxhallari nuk është më pjesë e jona”.

A duhet përforcuar ekipi? “Patjetër, lojtarët cilësorë janë të vështirë. Ne kemi filluar të shohim për të plotësuar boshllëqe, kemi nevojë për përforcim. Edhe lojtarët që kemi në fushë janë të rinj, ata në stol janë edhe më të rinj dhe iu duhet pak besim por jo të gjithëve mund t’iu japësh besim në të njëjtin moment pasi janë edhe objektivat në lojë”.

A duhej të ishte përgatitur më parë Tirana për rinovimet dhe rrugën që do të ndiqte pas sezonit? “Lojtarët kanë nisur të rinovojnë një nga një, Toli është pjesë e jona dhe ka ngelur vetëm Toshevski. Kemi mbajtur pjesën kryesore, Hoxhallari na lë një boshllëk.

Por futbolli ka dinamikë të shpejtë, Seferi, Totre dhe Xhixha janë në kontratë pastaj e mendon klubi edhe në aspektin e anës financiare. Për mua është e mbyllur dhe do ta deklaroj klubi”, u shpreh Shehi. /f.a/abcnews.al