Shehi “buzëqesh” pas fitores: Rëndësi kanë 3 pikët

schedule22:32 - 25 Tetor, 2021

schedule 22:32 - 25 Tetor, 2021

Tirana triumfon me rezultatin 1-0 me atë penallti të akorduar në minutat e fundit shtesë të pjesës së parë.

Shehi fiton betejën me Dajën duke vazhduar të komandojnë tabelën ndërsa “demat e kuq” ngecin.

Shehi ka dhënë një intervistë për “SuperSport” pas mbarimit të ndeshjes.

“Ndryshuam që 7 minutat e fundit të pjesës së parë, sepse menduam se kundërshtari do të luante me modul tjetër.

U shprehëm më mirë 4-3-3. Jo çdo gjë shkon perfekt, por e rëndësishme është që fituam derbin.

E kam thënë edhe herë të tjera dhe e përsëris, nuk duhet të kemi limite. Individë të veçantë po tregojnë rritje.

Dihet çfarë rëndësie ka derbi edhe për vazhdimësinë. Është e rëndësishme edhe për anën psikologjike.

Nga rëndësia që ka derbi është e rëndësishme të marrësh masat mirë në fazën mbrojtëse.

Kërkojmë të rrisim cilësinë, të rrisim kualitetet. I kemi ato.

Në minutat e fundit u tërhoqëm pak, por është normale.

Lojtarët kërkojnë të ruajë rezultatin. Nga mënyra se si dalim në sulm kemi për të përmirësuar. Por mos harroni që është derbi.

Në kujtesën time nuk mbaj mend ndonjë derbi që të ketë pasur cilësi. Gjendja emocionale është më e madhe se normalja.

Mendoj që është herët. Ka shumë javë në lojë. Më shumë na gëzon vazhdimësia jonë. Kampionati fitohet me skuadrat e vogla bie, sepse kemi 7 të mëdha. Por është shpejt për të nxjerrë Partizanin apo skuadër tjetër nga gara.”/abcnews.al