Shefja e shërbimit Infektiv publikon foton e Tritan Kalos: Të palodhur për t’ju shpëtuar

schedule18:01 - 6 Gusht, 2020

schedule 18:01 - 6 Gusht, 2020

Shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë foton e mjekut infeksionit Tritan Kalo, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të mbrohen nga COVID-19.

I palodhur dhe çdo ditë në krye të detyrës shprehet Çomo, ndërsa shton se vijon të qëndrojë në krye të detyrës së bashku me Bedriun infermier i cili tregon përkujdes maksimal ndaj pacientëve.

Statusi:

Profesor Tritan Kalo, i palodhur, çdo dite ne krye te detyres, dhe dijeplote, bashke me Bedriun, infermierin qe ka perkushtim maksimal, ndaj pacienteve,

Te gjithe Ne, jemi per nje qellim,

Sa me shume te sheruar nga Covid -19

Ju mbrohuni