Shefi i OKB-së: Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022

schedule 19:52 - 19 Gusht, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, është “shumë konfuze”. Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimin e objektit, ndërsa tensionet kanë ngritur shqetësimin për një katastrofë.

Thirrja e Guterres për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth kompleksit është hedhur poshtë nga Moska, e cila pretendon se do ta bënte objektin “më të prekshëm”.

Ai tha në një intervistë për BBC në Odesa se “ka një rrugë të gjatë për diskutim serioz”, pa hyrë në detaje, përcjell abcnews.al.

Nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u dhënë akses vëzhguesve nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Por Guterres la të kuptohet për “diplomaci diskrete” dhe iu referua marrëveshjes që lejoi Ukrainën të rifillonte eksportet e grurit.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, erdhi pas një bllokade mujore të vendosur nga Rusia që përkeqësoi një krizë globale ushqimore dhe është i vetmi përparim diplomatik në këtë konflikt deri më tani. /abcnews.al