Shefi i OKB për të drejtat e njeriut viziton Ukrainën: Lufta është e papranueshme

schedule11:05 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 11:05 - 5 Dhjetor, 2022

Volker Turk, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, ka vizituar Ukrainën për të dëgjuar historitë e deportimit të fëmijëve, civilëve të torturuar dhe të burgosurve të luftës të ekzekutuar.

Turk ndodhet në Ukrainë për një vizitë katër-ditore me ftesë të qeverisë së vendit.

“Unë jam aktualisht në Ukrainë në solidaritet me viktimat e kësaj lufte të tmerrshme, e cila filloi nga pushtimi i Federatës Ruse më 24 shkurt. Jam këtu për të treguar solidaritet, veçanërisht gjatë këtyre muajve të vështirë të dimrit”, tha ai.

Ai theksoi se dimri për shumë ukrainas është i mbushur me vështirësi të mëdha, duke vënë në dukje se shumë ukrainas janë në të ftohtë dhe energjia elektrike dhe ngrohja fiken shpesh.

Duke kujtuar ngjarjet tragjike në Irpin dhe Bucha, Turk theksoi se lufta, si dhe vrasje të tilla, janë krejtësisht të papranueshme dhe të pakuptimta. Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund vrasjeve të civilëve, si dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

/abcnews.al