Shefi i NATO-s: Po e ndjekim nga afër Putinin, jemi të gatshëm të veprojmë

schedule16:27 - 15 Maj, 2022

schedule 16:27 - 15 Maj, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Ukraina mund ta fitojë luftën” kundër Rusisë. Duke folur nga Brukseli, ai tha se Rusia nuk ka arritur ta pushtojë Kyivin dhe Kharkivin dhe se kishte vonuar sulmin në Donbas.

Stoltenberg shtoi se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte ato vende më të sigurta, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index, përcjell Gazeta Express.

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë po dështon dhe operacioni i saj në rajonin e Donbasit ka ngecur.

“Lufta ruse në Ukrainë nuk po shkon siç planifikoi Moska. Ata nuk arritën ta pushtonin Kyivin. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”, shtoi ai.

Stoltenberg thotë se NATO po e ndjek nga afër atë që po bën Rusia dhe është e gatshme të veprojë nëse Rusia fillon ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-s. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!