SHBA teston një raketë hipersonike

schedule09:12 - 18 Maj, 2022

schedule 09:12 - 18 Maj, 2022

Forcat Ajrore të SHBA kryen një test të suksesshëm të raketës hipersonike gjatë fundjavës, një muaj pasi njoftoi se programi kishte pësuar vonesa për shkak të anomalive të fundit të testeve të fluturimit.

Arma e reagimit të shpejtë u lëshua me sukses nga një bombardues B-52H në brigjet e Kalifornisë Jugore të shtunën dhe arriti shpejtësi hipersonike, njoftoi Forca Ajrore, pa dhënë më shumë detaje rreth vetë testit, siç është kohëzgjatja e fluturimit ose lartësisë së tij, raporton CNN.

“Kjo ishte një arritje e madhe nga ekipi ARRW, për ndërmarrjen e armëve dhe Forcën tonë Ajrore”, tha Brig, Gjeneral Heath Collins, oficer ekzekutiv i programit të Forcave Ajrore për armët.

Arma në fjalë, ARRW është zhvilluar nga ”Lockheed Martin” dhe është projektuar për të goditur objektivat me shpejtësi të madhe. /abcnews.al