SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, dy të plagosur

schedule16:56 - 25 Maj, 2018

schedule 16:56 - 25 Maj, 2018

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur në incidentin e radhës me armë në shkollat amerikane. Këtë herë ngjarja është verifikuar në një shkollë të mesme në shtetin Indiana, ku i dyshuari është arrestuar nga policia.

Sipas mediave amerikane, të lënduarit janë dërguar në spital ku thuhet se nuk janë në rrezik për jetën. Episodi vjen pak ditë nga ai i ndodhur më herët gjatë muajit në Santa Fe të Teksasit, ku një student hapi zjarr në shkollë duke vrarë 10 persona, studentë dhe mësues.

Më i rëndi i sulmeve të tilla për këtë vit rezulton ai i muajit shkurt në Florida, ku mbetën të vrarë 17 persona./abcnews.al