SHBA-të premtojnë 100 milion dollar për Shqipërinë dhe vende të tjera në “luftën” kundër Koronavirusit

schedule16:17 - 20 Mars, 2020

schedule 16:17 - 20 Mars, 2020

Ambasada amerikane ka njoftuar ditën e sotme se do të japë deri në 100 milion dollarë për Shqipërinë dhe vende të tjera, si ndihmë në luftën kundër koronavirusit.

Kjo ndihmë e SHBA-ve do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.

Njoftimi i ambasadës:

“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”! | Ambasadorja Yuri Kim. Mësoni më shumë duke klikuar mëposhtë“, thuhet në njoftimin e ambasadës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!