SHBA, rrezik i lartë për sulme kibernetike

schedule12:17 - 15 Korrik, 2018

schedule 12:17 - 15 Korrik, 2018

Inteligjenca amerikane ka ngritur alarmin e kuq lidhur me mundësinë e sulmeve kibernetike nga shtetete të huaja. Madje autoritetet e krahasojnë nivelin e alarmit me atë të dhënë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Dan Coats, ka dhënë alarmin për kërcënime të sulmeve kibernetike dhe konfirmon që situata gjendet në një pikë kritike. Ai arrin aty sa që i krahason shenjat paralajmëruese me ato që i paraprinë 11 Shtatorit.

“Sistemi i alarmit është duke ndezur dhe infrastruktura dixhitale që i shërben vendit tonë po sulmohet,” shpjegoi ai.

“Ndodhi në muajt para 11 Shtatorit, sipas drejtorit të atëhershëm të CIA-s, Xhorxh Tenet, që sistemi ishte me alarm të kuq. Dhe pothuajse dy dekada më vonë, unë jam këtu për t’ju thënë se alarmi i kuq është ndezur përsëri”, u shpreh kreu i inteligjencës amerikane.

Coats pastaj iu referua Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut si vende që janë  “duke vazhduar përpjekjet e tyre për të minuar demokracinë amerikane”.

Ai i përshkruan rusët si “aktorët e huaj më agresivë nga të gjithë”. Vende që çdo ditë, tha ai, futen në infrastrukturat tona dixhitale dhe që udhëheqin një sërë ndërhyrjesh kibernetike dhe sulmesh kundër objektivave në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht se dha këtë alarm kaq të rrezikshëm, shefi i inteligjencës nuk sqaroi se çfarë po bëhet për të parandaluar dhe penguar këto sulme./abcnews.al