Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA po ndjek një strategji graduale ndaj Iranit”, Elezi: Brenda dy javëve merret vendimi!

schedule21:30 - 15 Korrik, 2026

schedule 21:30 - 15 Korrik, 2026

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin një qasje graduale ndaj Iranit, duke synuar, sipas tij, të kursejnë popullin iranian nga përdorimi i forces.

Ai u shpreh se është e rëndësishme që brenda një afati dyjavor SHBA të marrë një vendim lidhur me përdorimin e mjeteve ushtarake, përfshirë bombarduesit B-52. Sipas tij, nëse ndërmerren goditje, do të përdoren mjete të fuqishme, të cilat do të kenë një kosto të rëndë për ekonominë iraniane dhe mund të sjellin pasoja të rënda për vendin.

“ SHBA po vepron në mënyrë graduale, duke treguar se është serioze, duke u munduar të kursejë popullin prej forcës që mund të përdorë dhe të krijojë një ballafaqim me politikën e brendshme në Iran. Ka arrestime në Iran dhe dihen pasojat për popullin nga qëndrimet e tyre, dhe ndoshta do të ketë një performancë të këtyre strukturave për të krijuar rrethana të reja për paqe.



Është e rëndësishme të përmendet që, në një afat dyjavor, SHBA të marrë një vendim për përdorimin e armëve dhe atyre B-52. Do të përdoren mjete të fuqishme për goditjen e objektivave dhe do të ketë një kosto për ekonominë e Iranit, çka do të sjellë një katastrofë për të. SHBA po përpiqet të kursejë popullin iranian, por nuk mund të vazhdojë kështu për sa kohë Irani është kërcënim.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!