SHBA numëron mbi 24 milionë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë

schedule23:35 - 18 Janar, 2021

schedule 23:35 - 18 Janar, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë tejkaluar tashmë 24 milionë raste pozitive për koronavirusin. Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, vendi numëron 24,018,793 të prekur me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

SHBA-ve ju deshën 304 ditë që të arritinte 12 milionë raste me koronavirus. Dhe më pas, për 59 ditë, u arrit një 12 milionësh i dytë.

Sa i përket rasteve fatale, vendi numëron 398,588 viktima nga Covid-19. Pas SHBA, dy vendet më të prekur nga pandemia janë India dhe Brazili. s.b/abcnews.al/