“SHBA nuk do ndërhyjë në Ballkan”/ Ish-ambasadori i SHBA: Kosova e Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

schedule13:21 - 14 Qershor, 2025

schedule 13:21 - 14 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë më në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë në Ballkan siç kanë bërë në të shkuarën pasi Ballkani nuk është aktualisht prioriteti ditor i SHBA.  Chirstopher Hill, ish ambasadori Amerikan në Serbi dha qëndrimin e Washingtonit zyrtar në një intervistë për Radio Europa e Lirë duke theksuar se për Shtetet e Bashkuara ka çështje më urgjente siç është lufta në Lindje e Mesme dhe ajo mes Rusisë dhe Ukrainës në Europën Lindore.

“SHBA do ti nxisin vendet e Ballkanit që t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Koha kur ne merreshim me ankesat e një vendi për fqinjët ka mbaruar. Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të të ndihmojmë me këtë”, tha ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Deklarata e Christopher Hill u lexua nga shumë njerëz si një mesazh i qartë se i drejtohej Albin Kurtit, i cili pasi ka refuzuar koordinimin me Washingtonin ka kërkuar prej tyre që të ndëshkojnë Serbinë. Hill teksa foli mbi detyrimet e ndërkombëtarëve e bëri të qartë se duhet të jetë Bashkimi Europian ai i cili duhet të merret me shumicën e çështjeve.

“Para së gjithash, mendoj se është shumë e qartë se Bashkimi Evropian e di se ka disa punë të papërfunduara, dhe se këto punë të papërfunduara janë në Ballkan. Mendoj se tani, ata janë duke vlerësuar se si t’i përcaktojnë anëtarët e rinj. A t’i pranojnë një nga një, apo njëherazi? Ka shumë sfida dhe, sigurisht, janë duke marrë në konsideratë edhe çështjet e përafrimit”, tha Hill.

Ish ambasadori Amerikan deklaroi se Kosova duhet të veprojë me shpejtësi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe dhe te kuptoje se kjo ceshtje nuk eshte per te cenuar intergritetin territorial te saj, por per t’iu sherbyer njerezve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!