SHBA, Nikolas Cruz pranon vrasjen e 17 personave në shkollën e mesme

schedule10:34 - 16 Shkurt, 2018

schedule 10:34 - 16 Shkurt, 2018

Nikolas Cruz ka pranuar vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida. Mediat amerikane raportojnë se fiksimi për ish të dashurën mund të ketë bërë që adoleshenti të kryente masakrën. Ai ishte përjashtuar nga shkolla e mesme për shkak të një zënke me partnerin e ish të dashurës.

Adoleshenti që akuzohet për vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida të Shteteve të Bashkuara ka pranuar krimin. Kjo është konfirmuar nga policia amerikane. Nikolas Cruz, 19 vjeç, thotë se mbërriti në kampus me anë të një taksie Uber me një çantë dhe qese të zezë në të cilën kishte futur shumë karikatorë. Më pas ka filluar të qëllojë. Pas masakrës, 19-vjeçari ka braktisur municionet dhe armën gjysëmautomatike AR-15 dhe është larguar nga skena e krimit.

Cruz u shfaq në gjykatë ku iu shqiptuan akuzat për 17 vrasje me paramendim. Pasi u morn ë pyetje për orë të tëra, drejtësia amerikane vendosi masën e arrestit me burg. Mediat në SHBA raportojnë se përveç depresionit, masakra e tij lidhet më shumë me përjashtimin nga gjimnazi “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland të Floridas. Ky vendim ndaj tij ishte marrë për shkak të një zënke që Cruz kishte pasur me të partnerin e ish të dashurës së tij. Autori I masakrës ishte I fiksuar pas vajzës, ndaj të cilës kishte ushtruar dhe dhunë në të kaluarën. Pas përjashtimit nga shkolla e mesme, Cruz e kishte përndjekur ish të dashurën, emri I së cilës nuk bëhet I ditur.

Autoritetet lokale njoftojnë se 19-vjeçari ka qëlluar në koridor dhe në 5 klasë të ndryshme. Pasi ka parë nxënësit të ulërasin dhe të largohen nga godina, ai ka hedhur municionet dhe armët dhe është futur në turmë që të largohej pa rënë në sy. Pasi ka dalë nga godina ka vizituar një supermarket ku ka blerë diçka për të pirë dhe më pas është ulur në një McDonald’s. adoleshenti është arrestuar 40 minuta pas kryerjes së masakrës dhe është identifikuar falë imazheve të kapura nga telekamerat e sigurisë së shkollës së mesme.

Ndërkohë, pas këtij krimi makabër FBI është përfshirë nga polemika. Autoritetet amerikane ishin njoftuar për rrezikshmërin që përbënte Cruz pasi kishte postuar një mesazh në YouTube në të cilin shkruan: “Dëshiroj të bëhem një profesionist i masakrave në shkolla”. Në atë kohë FBI kishte kryer kontrollet e nevojshme por nuk kishte verifikuar se bëhej fjalë për 19-vjeçarin Cruz. Për masakrën reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump me një konferencë në Shtëpinë e Bardhë ku kërkoi më shumë siguri në shkolla./abcnews.al