SHBA – NATO përballë Kinë – Rusi? Lleshaj: Kinezët duan të përfitojnë nga konflikti, janë të varur nga Perëndimi

schedule21:02 - 16 Mars, 2023

schedule 21:02 - 16 Mars, 2023

 

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji, në ABC News, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në lidhje me dy aleancat e mundshëm SHBA-NATO dhe Kinë- Rusi, Lleshaj tha se Kina në këtë rast nuk ka ndërmend të përfshihet drejtëpërdrejtë në luftë, pasi sipas nuk i leverdis pasi është e varur nga Perëndimi,

Ish-ministri shtoi se Kinës i leverdis të qëndrojë si aktore e tretë për të përfituar nga situata për të bërë marrëveshje tregtare me Rusinë dhe me shpresën se Perëndimi do të dobësohet.

Sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë, ky është një konflikt mes Rusisë dhe Perëndimit. Ndërkohë që Kina është aktori  i tretë dhe si aktor i tretë ka interes të mbetet kështu. Nuk do përfshihet direkt, por të përfitojë nga ky konflikt.

Unë nuk shoh që Kina do të përfshihet drejtëpërdrejt pasi ka një rrezik të madh. Aleanca Ruso – Kineze, është një aleancë asimetrike, Rusia është vetëm një faktor bërthamor, ndërsa Kina është një shtet që ka 10-fishin e fuqisë ekonomike.  Duke qenë fqinj, Rusia dhe Kina rrezikon një konflikt në të ardhmen.

Kina s’mund të jetë një aleate e Rusisë, por përdor situatën për tregti dhe shpreson po ashtu në dobësimin e Perëndimit.

Kina ka edhe riskun e konfrontimit me Perëndimin, nga ku është e varur. Rusia është e varur nga Kina, Kina është e varur nga Perëndimit, sa i përket teknologjisë”, u shpreh Lleshaj. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!