Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA mbështet SPAK/ Van Horn takon Dumanin: Diskutime për vizitën në Uashington

schedule18:52 - 18 Shtator, 2025

schedule 18:52 - 18 Shtator, 2025

SHBA vlerësojnë të guximshme punen e SPAK dhe BKH si dhe bashkëpunimin me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan për të diskutuar mbi këtë bashkëpunim.

Ambasada amerikane njofton se diplomatja e lartë Van Horn dhe kreu i SPAK diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.



Ambasada thekson me tej se Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

Kreu i SPAK, Dumani ishte disa ditë më parë në Uashington për një vizitë zyrtare ne Departamentin amerikan të Shtetit, ku u takua me zyrtarë të lartë dhe mori mbështetje për punën e përbashkët për goditjen e grupeve kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!