Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë humbur jetën më shumë 200,000 persona dhe më shumë se 6.8 milion qytetarë janë infektuar me koronavirus.
Presidenti amerikan Donald Trump më herët është shprehur se do të ishte numri i viktimave mund të arrinte nga 100,000 në 200,000.
Ndërkohë Brazili ka parë numrin e dytë më të lartë të vdekjeve kombëtare, duke humbur 137,272 njerëz nga virusi deri më tani.
Po ashtu administrata e Trump vazhdimisht është kritikuar për menaxhimin e pandemisë. Joe Biden shpeshherë ka hedhur akuza ndaj Trump, ndërsa ka theksuar se për shkak të paaftësisë së tij vendi hyri në një krizë me COVID-19.
“Është një krizë e vërtetë që kërkonte udhëheqje serioze presidenciale. Ai nuk arriti ta menaxhojë dhe Amerika ka paguar çmimin më të keq në botë”, tha ai.;i.k/abcnews.al/