SHBA i jep Polonisë 2 miliardë dollarë kredi për modernizmin e ushtrisë

schedule16:07 - 26 Shtator, 2023

schedule 16:07 - 26 Shtator, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Polonisë një kredi prej dy miliardë dollarësh për të mbështetur modernizimin e ushtrisë polake.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se është nënshkruar një marrëveshje për një hua të drejtpërdrejtë të financimit të huaj ushtarak (FMF) në vlerë prej dy miliardë dollarësh midis SHBA-së dhe Polonisë.

Deklarata thekson se siguria e Polonisë, një “aleat besnik i SHBA-së”, është me rëndësi jetike për mbrojtjen kolektive të krahut lindor të NATO-s dhe tregon vendosmërinë e Polonisë, e cila luan një rol qendror në dhënien e ndihmës ndërkombëtare për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, në forcimin e sigurisë rajonale.

Në deklaratë thuhet se Polonia planifikon të zgjerojë ndjeshëm ushtrinë e saj dhe të largojë pajisjet e vjetra ushtarake me origjinë ruse, në kuadër të programit ambicioz të modernizimit të mbrojtjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!