SHBA/ Fatmir Xhafaj takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit

schedule10:26 - 24 Mars, 2018

schedule 10:26 - 24 Mars, 2018

Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj  ka takuar në Departamentin e Shtetit, Ndihmës Sekretarin, përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh.

Duke e falenderuar për mbështetjen e deritanishme amerikane për Reformën në Drejtësi, por edhe asistencën në luftën kundër krimit e ekstremizmit, ministri Xhafaj i ka kërkuar nënsekretarit Walsh rritje të asistencës amerikane, në sfidat që ka përpara vendi ynë, sidomos në reformën në drejtësi, që ka hyrë në një fazë delikate të procesit të saj.

Fatmir Xhafaj zhvilloi një tjeter takim ne Departamentin e Drejtësisë me Bruce Swartz, zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm. Swartz theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë shqiptare, duke e bërë Shqipërinë “vendin model në rajon sa i takon bashkëpunimit për çështjet penale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!