Sfidojnë koronavirusin, Landi verior gjerman rihap shkollat

schedule10:08 - 4 Gusht, 2020

schedule 10:08 - 4 Gusht, 2020

Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Europë, mijëra nxënës gjermanë janë kthyer në shkollë më 3 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore në landin verior, Mecklenburg-Vorpommern. Ky  është landi i parë gjerman, nga 16 në total që ka marrë vendim për hapje të shkollave pavarësisht  përhapjes së koronavirusit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë të ditura lajmet për testim të detyrueshëm për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë. Më 1 gusht, në Berlin janë mbajtur protesta të mëdha kundër kufizimeve të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së ckoronavirusit.

Zyrtarët policorë kanë thënë se mbi 17,000 persona kanë qenë pjesë e protestave, ndërkohë që një tjetër organizim pasues ka mbledhur rreth 20,000 persona. Për shkak që shumë protestues nuk kanë mbajtur distancën e kërkuar apo nuk kanë vendosur maskën, policia është detyruar të ndërhyjë. Gjermania ka arritur të menaxhojë  pandeminë, pavarësisht se në javët e fundit është përballur me rritje të numrit të të infektuarve.

Sipas zyrtarëve, shifrat e reja lidhen me pushimet verore jashtë shtetit, punëtorët migrantë dhe banorët që nuk kanë respektuar protokollet shëndetësore./abcnews.al