Sfidat e Ballkanit Perëndimor, Balluku në tryezën e organizuar në Uashington: Mbështetja e SHBA nuk do mungojë

schedule14:42 - 14 Korrik, 2023

schedule 14:42 - 14 Korrik, 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në tryezën e organizua në Uashington mbi bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim për mediat, Balluku e konsideroi këtë takim si një nga konferencat më të rëndësishme përsa i përket zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor

“Konferenca e sotme e zhvilluar në Librarinë e Kongresit këtu në Uashington, një organizim i Lidershipit Transatlantik dhe Këshillit Atlantik është një nga konferencat më të rëndësishme përsa i përket zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesëmarrja ishte e niveleve të larta, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ministra nga Serbia, ministra nga Maqedonia e Veriut nga Bosnje Hercegovina dhe nga vende të tjera të rajonit ishin sot si panelist, por edhe ekspertë të fushave të ndryshme të cilët kanë folur për ekonominë, financat, sistemin bankar, cyber security dhe energjinë si një nga fushat më të rëndësishme.

Në panelin ku unë mora pjesë edhe pjesëmarrja, siç thashë, ishte e nivelit të lartë përfaqësimi të qeverive u fol më së shumti për bashkëpunimin rajonal. Bashkëpunimi rajonal dhe ku kërkon të shkojë Ballkani Perëndimor në vitet e ardhshme. Çfarë po bëjmë sot dhe kush janë sfidat e së ardhmes. Me të vërtetë një bisedë shumë konstruktive dhe për të thënë të drejtën pjesëmarrësit e Departamentit të Shtetit dhanë edhe ata mendimet e tyre dhe sigurisht na u tha se mbështetja nuk do të na mungojë dhe në vitet e ardhshme përsa i përket të gjithë zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria sidomos është gjithmonë e kuotuar për shkak edhe të politikës së pastër që ka ndjekur dhe mënyrës sesi ne i kemi qëndruar në krah aleatit tonë kaq strategjik dhe të rëndësishëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dhënë Shqipërisë si një shembull sesi duhet të funksionojë në të ardhmen, sesi energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve, sesi tranzicioni energjetik apo edhe sfidat e tjera duhen përballuar.

Megjithatë ne të gjithë së bashku kemi thënë se është shumë e rëndësishme që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë akoma më i ngushtë mes vendeve tonë. Ndërkohë sot janë zhvilluar dhe dy panele të tjera të rëndësishme, paneli për energjinë dhe paneli për sigurinë kibernetike që të dyja me pjesëmarrje të përfaqësuesve shqiptar të cilët ndanë aty eksperiencat e tyre më të mira, duke krijuar kështu një rrjet bashkëpunimi jo vetëm me kolegët nga rajoni, por edhe me të gjithë përfaqësuesit e shtetit amerikan që ishin në konferencën e sotme.” u shpreh Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!