Sezoni i ardhshëm në Bundesliga, DFL zyrtarizon të gjitha datat

schedule16:33 - 10 Korrik, 2020

schedule 16:33 - 10 Korrik, 2020

DFL vendos për kampionatin elitar të futbollit në Gjermani. Sezoni i ri do të nisë me Kupën e Gjermanisë, më 11 shtator, ndërkohë që do të ketë sfida të këtij kompeticioni deri me 14 shtator.

Java e parë e Bundesligës luhet më 18-21 shtator dhe ajo që bie në sy është periudha e shkurtër e pushimit të gjysmës së sezonit. Vetëm një javë, 24 dhjetor, deri më 1 janar, dhe më pas në fushën e blertë për të rifilluar kampionatin.

Në qershorin e ardhshëm do të zhvillohet EURO 2021 dhe kështu Bundesliga do të mbyllet me 22 maj. Të njëjtat data edhe për Bundesliga 2, me përjashtim të datës së përfundimit, 23 maj. DFL ka vendosur edhe për finalen e Superkupës, që zhvillohet më 30 shtator. /abcnews.al