Sezon pozitiv i Bojkut, Feronikeli gjen akord të ri me Shkëndijën e Tetovës

schedule13:19 - 2 Gusht, 2020

schedule 13:19 - 2 Gusht, 2020

Feronikeli përforcoi mesfushën verën e kaluar, duke marrë Besmir Bojkun në huazim nga Shkëndija e Tetovës. 25-vjeçari u aktivizua në 40 ndeshje me skuadrën nga Drenasi dhe arriti të shënojë 5 gola.

Sezon pozitiv për Bojkun në aspektin personal, teksa për t’u harruar ishte sezoni i Feronikelit. Paraqitjet e mira ndikuan që drejtuesit e klubit dardan të arrijnë një marrëveshje të re me Shkëndijën, që zotëron kartonin e lojtarit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Bojku do të mbrojë edhe sezonin e ardhshëm fanellën e Feronikelit, që ka zyrtarizuar vijimin e bashkëpunimit me anë të një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al