Sezon për t’u harruar, David Luiz vendos rekord negativ në Premier League

schedule13:19 - 27 Korrik, 2020

schedule 13:19 - 27 Korrik, 2020

Ky sezon nuk ishte një nga më të mirët për David Luiz. Mbrojtësi i Arsenalit është bërë shpesh protagonist me gafat e tij, ku gati në çdo ndeshje ka qenë në qendër të kritikave nga specialistët e futbollit dhe jo vetëm.

Qendërmbrojtësi brazilian është sulmuar shpesh dhe nga tifozët e klubit londinez dhe në fakt ato kanë të drejtë. Statistikat flasin kundër tij, pasi ai në këtë sezon ka vendosur një rekord negativ në Premier League.

33-vjeçari ka shkaktuar plot pesë penallti brenda një sezoni të vetëm, shifër kjo e padëgjuar më parë për futbollin ishullor. Një rekord jo për t’u ndjerë krenar ky për David Luiz, i cili numëron 33 ndeshje me Arsenalin në këtë sezon. /abcnews.al