Sërish të shtëna dhe viktima në një shkollë në SHBA

schedule11:21 - 8 Mars, 2018

schedule 11:21 - 8 Mars, 2018

Sërish të shtëna në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ngjarje që policia e konsideron si aksidentale. Dhe sërish viktima, një vajzë 17 vjeçare mbeti e vrarë ndërsa një student tjetër është në gjendje kritike për jetën. Por burime nga policia bëjnë të ditur se ka dhe një të plagosur të dytë.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Haffmen, dhe shefi i policisë tha për mediat se nuk bëhej fjalë për një situatë në të cilën dikush ka ardhur dhe ka filluar të qëllojë. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, por theksoi se nuk ka pasur asnjë zënkë apo kërcënim. Mediat vendase raportojnë se hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Është qëlluar të paktën dy herë, sipas dëshmitarëve okularë, në momentin që shkolla po mbyllej. Sipas mediave në vend, një student po i tregonte shokëve armën e tij, dhe ka qenë ai momenti kur është qëlluar dhe plumbi ka goditur viktimën. Adoleshenti më pas është plagosur teksa po përpiqej të hiqte pistoletën, por policia ende nuk ka konfirmuar këtë version të ngjarjes.

Që nga masakra e Shën Valentinit në shkollën e Parklend, që preku shumë opinionin publik, kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar duke organizuar madje dhe një marshim kundër armëve që do të mbahet në 24 mars./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!