Sërish shifra të larta të rasteve të reja në Kosovë, shkon në 118 numri i viktimave nga Covid

schedule15:10 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:10 - 16 Korrik, 2020

132 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Kosovë duke e çuar në 5 369 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë tre pacientë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit duke e çuar në 118 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 706.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj./abcnews.al